Maqedoni

Mbyllet këqyrja publike e Listës Zgjedhore, KShZ: E kontrolluan gjithsej 14.921 persona

10.09.2021 16:06

Këqyrja publike në Listën zgjedhore ka përfunduar....

Këqyrja publike në Listën zgjedhore ka përfunduar. Deri të enjten gjithsej 14,921 persona kanë kryer kontroll në listën zgjedhore, njofton Komisioni Shtetëror Zgjedhor. 
 
“Në sektorët rajonal dhe zyrat e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, gjithsej 14,921 persona janë kontrolluar në listën zgjedhore, janë paraqitur gjithsej 281 kërkesa për regjistrim në listën zgjedhore, 99 kërkesa për fshirjen e të dhënave nga lista zgjedhore dhe 74 kërkesa për ndryshimin e të dhënave të listës zgjedhore”. Gjithashtu deri tek KShZ, në e-mail adresën [email protected] janë parashtruar gjithsej 114 kërkesa.”,- tha anëtari i KShZ-së, Krenar Lloga.
 
Ndërkohë në përputhje me afatet ligjore KShZ ka miratuar Kodeksin për zgjedhje të drejta dhe demokratike dedikuar për të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhjet lokale. 
 
“Teksti i këtij kodeksi është standard nga zgjedhjet e kaluara sipas të cilit të gjithë pjesëmarrësit obligohen që të sillen në mënyrë korrekte gjatë procesit zgjedhorë. Risi që kemi shtuar në këtë kodeks është se të gjithë pjesëmarrësit dhe kandidatët obligohen që të përmbahen nga gjuha e urrejtjes dhe çfarëdo lloj diskriminimi mbi çfarëdo baze.”,- u shpreh anëtari i KShZ-së, Boris Kondarko.
 
Të shtunën në mesnatë skadon afati për parashtrimin e kandidaturave për zgjedhjet deri te Komisionet zgjedhore komunale, ndërsa fushata për zgjedhjet lokale, të caktuara për 17 tetor, fillon më 27 shtator dhe do të përfundojë më 15 tetor. 
 
NAIM RAMADANI