Maqedoni

Tragjedia në Tetovë, VMRO–DPMNE: Hetim kredibil dhe përgjegjësi

10.09.2021 16:22

Përgjegjësi morale, hetim kredibil dhe në fund përgjegjësi penale, kërkojnë nga VMRO–DPMNE....

Përgjegjësi morale, hetim kredibil dhe në fund përgjegjësi penale, kërkojnë nga VMRO–DPMNE, për tragjedinë e Tetovës. Opozita maqedonase kërkon që larg hetimit të qëndrojnë kryeministri Zoran Zaev, ministri i shëndetësisë Venko Filipçe dhe ministri për sistem politik Artan Grubi. Vetëm me dorëheqjet e tyre rezultatet e hetimeve do të jenë objektive vlerësojnë nga partija e Mickovskit.
 
“Nuk mund të ketë hetim kredibil dhe një raport të besueshëm, përderisa fuqia politike është e koncentruar tek tre njerëz të njëjtë, të cilët janë më përgjegjësit e tragjedisë më të madhe të kësaj dekade. Venko Fillipçe, Zoran Zaev, Artan Grubi si dhe drejtori I spitalit të Tetovës, vëllau i ministrit të financave Fatmir Besimi do të duhet të lënë funksionet që të mos keqpërdorin fuqinë e tyre politike në fshehjen e arsyeve që shkaktuan vdekjen mizore të bashkëqytetarëve tanë.”,- tha Rashella Mizrahi nga VMRO–DPMNE.
 
LSDM: Hetim objektiv nga institucionet dhe ekspertët
 
Nga LSDM thonë se VMRO me deklarimet e tilla tenton të varrosë hetimin transparent dhe objektiv për zjarrin e shpërthyer në spitalin modular. Socialdemokratët s’do lejojnë që siç thonë gënjeshtrat e opozitës të ndikojnë mbi hetimin.
 
“Institucionet kanë kapacitet profesional të realizojnë hetim thelbësor dhe efikas. Përfshirja e ekspertëve të huaj në zbulimin e shkaqeve të zjarrit është konfirmim shtesë për hetim transparent.”, thuhet në reagimin më shkrim të LSDM-së.
 
Ministri i sistemit politik Artan Grubi një ditë më parë deklaroi se tani nuk është koha e dorëheqjeve dhe ikjes nga përgjegjësia, por nevojitet angazhim I plotë që e vërteta mbi tragjedinë të del në pah.
 
MERAL ISMAILI