Maqedoni

Covid-19, 30 viktima, 577 raste të reja e 1010 të shëruar

10.09.2021 18:25

Vazhdojnë të mbeten të larta shifrat e viktimave nga COVID-19 në vendin tonë, ndërsa rastet e reja kanë filluar të stabilizohen....

Vazhdojnë të mbeten të larta shifrat e viktimave nga COVID-19 në vendin tonë, ndërsa rastet e reja kanë filluar të stabilizohen. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 5362 testime për COVID dhe prej tyre kanë rezultuar pozitivë 577 persona, pjesa më e madhe në Shkup me 265 raste.

Betejën me Covid-19 e kanë humbur 30 pacientë, duke e çuar numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 6 214. Po ashtu janë shëruar edhe 1010 pacientë dhe numri i të shëruarve që nga fillimi i pandemisë arrin në 163 mijë e 70. Rastet aktive me Covid janë 13.166.