Maqedoni
ODIHR vëzhgon zgjedhjet lokale, angazhohen vëzhgues afatgjatë e afatshkurtër
10.09.2021 18:45
ODIHR kërkoi 33 vëzhgues afatgjatë dhe 250 vëzhgues afatshkurtër shkurtër për zgjedhjet lokale në vend....

ODIHR kërkoi 33 vëzhgues afatgjatë dhe 250 vëzhgues afatshkurtër shkurtër për zgjedhjet lokale në vend. Ekipi themelor prej 13 ekspertësh të misionit vëzhgues të ODIHR-it për zgjedhjet lokale veç më ka arritur në vend. Vëzhguesit afatgjatë do të shpërndahen deri më 15 shtator dhe 250 vëzhguesit afatshkurtër duhet të arrijnë tri ditë para zgjedhjeve më 17 tetor.
“Ata do ta ndjekin fushatën, përgatitjet për zgjedhjet, mediat. Në Shkup mediat do të jenë të vëzhguara sistematikisht nga ekspertë për media elektronike, respektivisht të shihet se a sigurohet trajtim i njëjtë për të gjithë kandidatët. Do të vëzhgohet se a plotësohen obligimet e ODIHR-it dhe standardet ndërkombëtare si dhe legjislativa nacionale e zgjedhjeve. Do të vëzhgohet edhe teknologjia e re për fingerprint dhe për këtë kemi ekspertë.”,- tha shefja e misionit vëzhgues të ODHIR-it, Tana De Zulueta.
Vëzhguesit gjatë zgjedhjeve do t’i respektojnë të gjitha masat për mbrojtje nga pandemia. Misioni vëzhgues për zgjedhjet lokale do të tërhiqet nga RMV më 9 nëntor, por nuk përjashtohet mundësia që ODIHR të vëzhgojë edhe rrethin e dytë të zgjedhjeve.
FLUTURA LATIFI
