Maqedoni
Tragjedia në Tetovë, dorëhiqen Filipçe, Hasani, Besimi dhe Etemi
10.09.2021 19:09
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka bërë me dije se i ka dërguar kryeministrit Zoran Zave propozimin për dorëheqjen e tij...

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka bërë me dije se i ka dërguar kryeministrit Zoran Zave propozimin për dorëheqjen e tij nga posti i ministrit të Shëndetësisë. Ai tha se tragjedia në Tetovë e ka prekur shumë dhe e ndjen të nevojshme që të largohet nga pozita e ministrit të Shëndetësisë.
“Tragjedia e fundit në Tetovë me ka prekur shumë, nuk kam fjalë ta përshkruaj. Prandaj si mjek dhe ministër sot deponova dorëheqjen deri te kryeministri Zaev”, tha mes tjerash ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani, ka dhënë po ashtu dorëheqjen nga posti i tij për arsye morale. Ai e shpjegon vendimin e tij në një staus në fejsbuk se asgjë nuk ka mbi dinjitetin.
“Në këto momente kaq të rënda për të gjithë ne, jap dorëheqje si akti më i lart moral. Edhe përkundër faktit se nuk kam asnjë lidhje me procedurat vënjes së spitalit modular, edhe pse nuk kam asnjë lidhje as me pjesën organizative, dorëheqja është akti më i vogël që mund ta bëj në këto momente, për të respektuar viktimat, të lënduarit, opinionit dhe më së shumti veten. Asgjë nuk ka mbi dinjitetin!”- shkruan Hasani në fejsbuk.
Edhe drejtori i Spitalit të Tetovës, Florin Besimi, ka dhënë dorëheqje per arsye morale.
"Me dhimbje të pashuar për çdo viktimë dhe çdo familjarë të tyre, Ju informoj se për shkak të kësaj përgjegjësie morale që e ndjej, jap dorëheqje nga pozita e drejtorit të Spitalit Klinik në Tetovë. Pas kësaj ngjarje të tillë tragjike dhe fatkeqe, ky vendim është i pashmangshëm.", tha drejtori i Spitalit të Tetovës, Florin Besimi.
Dorëheqje për arsye të njëjta ka dhënë edhe, drejtori ekonomik Artan Etemi.
"Duke ndjerë dhimbjen e thellë nga tragjedia që ndodhi në qendrën modulare në Tetovë, si dhe duke qenë present vetë në vendin e ngjarjes, nga pamjet trishtuese që kam përjetuar duke nxjerrë edhe vetë me duart e mia kufomat e viktimave, në cilësinë e drejtorit ekonomik të Spitalit të Tetovës jap dorëheqjen time si një akt moral.", thotë drejtori ekonomik I spitalit të Tetovës Artan Etemi.
ADNAN HAJDARI
