Maqedoni

ASH: Dorëheqjet e vonuara, tentim për t’i ikur përgjegjësisë

10.09.2021 19:23

Dorëheqjet e vonuara, janë tentim për t’i ikur përgjegjësisë, thonë nga ASH.

Dorëheqjet e vonuara, janë tentim për t’i ikur përgjegjësisë, thonë nga ASH.
 
“Ata që vetëm para 24 orëve thanë se koha është për sfida dhe jo për dorëheqje, pas publikimit të indicjeve të para për gabime tragjike në ndërtimin e spitalit modular në Tetovë filluan të dorëhiqen. Këto dorëheqje të vonuara, janë tentim për të arsyetuar Qeverinë jo funksionale e cila duhet të dorëhiqet deri tek i fundit, taktikë e funksionarëve pa përgjegjësi për të mbuluar fajin e tyre, ngutje për të amortizuar revoltën e qytetarëve dhe lojë për t'i ikur përgjegjësisë. Edhe në të kaluarën kemi parë raste që përfundonin me dorëheqje dhe në mandatin e ardhëshëm me riemërime të funksionarëve në digastere të tjera, por pa asnjë përgjegjësi penale. Tragjedia në Tetovë tronditi botën, shuajti 14 jetë dhe dogji zemrat e të gjithë neve. Ky rast nuk guxon të ngelë pa drejtësi dhe pa përgjegjësi. I bëjmë thirrje prokurorisë që të mos bie në lojërat politike, të veprojë urgjentisht dhe të mos lejojë të ikë ndonjëri nga të dyshuarit e të na ndodhë "Budapest 2".”, thonë nga ASH.