Maqedoni
VMRO-DPMNE: Dorëheqja e Filipçes nuk mjafton, të japë dorëheqje edhe Zaev
10.09.2021 20:14
Nuk mjafton dorëheqja e Venko Filipçes, nevojitet dorëheqja e Zoran Zaevit...

Nuk mjafton dorëheqja e Venko Filipçes, nevojitet dorëheqja e Zoran Zaevit, i cili është pjesa qendrore e piramidës së mosfunksionimit të sistemit, komentojnë nga VMRO-DPMNE pas pas dorëheqjes së ministrit të shëndetësisë.
“Vetëm dorëheqja e Zaevit do të garantojë një hetim të pavarur dhe objektiv.15 jetë humbën në një institucion për sigurinë e të cilit shteti është përgjegjës .Zaev të mos fshihet pas dorëheqjes së Filipçes. Edhe më herët kemi parë dorëheqje që nuk ishin një akt përgjegjësie por akt amnistie, siç ishte ratsi i Kiracovskit ose Rashkoskit.Duhet përgjegjësi e vërtetë”, thonë nga VMRO-DPMNE.
