Botë
ShBA: 20 vite nga sulmet e 11 shtatorit
11.09.2021 13:30
ShBA-të përkujtojnë 11 shtatorin e vitit 2001, kur u kryen katër sulme terroriste...

ShBA-të përkujtojnë 11 shtatorin e vitit 2001, kur u kryen katër sulme terroriste, me avionë të linjave të zakonshme ajrore.
Katër sulmet e koordinuara u kryen nga 19 terroristë të Al Kaedës, objektivi i të cilëve ishte Amerika që e urrenin aq shumë dhe objektet simbol të saj: Kullat Binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë në New York, Pentagoni e në shënjestër, edhe vetë Washingtoni.
Amerika ndryshoi brenda vetëm dy orëve. Në 8 e 46 të asaj dite, avioni i parë goditi kullën veriore, e pas 20 minutash, një tjetër u përplas mbi kullën jugore.
Në 5 e 45, ora e Nju Jorkut, dy kamikazët kryesorë, Mohammed Atta dhe Abdulaziz al Omari kalojnë kontrollet e sigurisë janë aeroportin e Portlandit.
Këtu, bashkë me tre atentatorë të tjerë ngjitën fare qetësisht në bordin e fluturimit 11 te American Airlines që shkojnë në Los Angeles me 92 persona në bord.
Në Boston, 5 sulmues të tjerë ngjitën ne bordin e Boeing 767, fluturimi 175 i American Airlines me 51 pasagjerë.
Këto avionë do të kthehen në makthin e nju jorkezëve, Amerikës e mbarë botës që e pa live djegien e kullave binjake.
Më pas filloi përndjekja e terroristëve përfshi intervenimin e ushtrisë amerikane në Afganistan. Por 20 vite pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit talebanët sërish kanë marrë kontrollin mbi Afganistanin pasi forcat amerikane vendosën të tërhiqen.
