Maqedoni

Ngecjet në procesin eurointegrues, Ramadani: Reformat, në favor të qytetarëve

11.09.2021 14:51

Porcesi eurointegrues i vendit has në problem të ndryshme...

Porcesi eurointegrues i vendit has në problem të ndryshme, sic janë pengesat nga shtetet fqinje dhe momentet e reja politike në BE siç ishte metodologja e re e propozuar nga Franca. 
 
Por ekspertët thonë se këto pengesa, nuk duhet të jetë shkaktarë të stagnimit të reformave të brendshme. Analisti politik Ismet Ramadani, thotë për TVM 2, se harmonizimi i ligjeve vendore me ato të BE-së, para së gjithash i shërbejnë demokracisë së vendit dhe shoqërisë civile.
 
“Maqedonia e Veriut pa marrë parasysh se si janë zhvilluar integrimet, respektivisht rruga e integrimit për në BE nuk duhet ndalur në reforma, jetësimin e tyre, sepse reformat nuk janë në abstrakte, janë reforma që duhet të shkojnë në interes të qytetarëve dhe demokracisë funksionale. Nuk duhet të ndalemi, nuk duhet gjithnjë ta gjejmë fajtorin te të tjerët. Ka çëshje të cilat janë si p.sh. me Bullgarinë dhe implementimi i Marrëveshjes së Prespës të cilat në ecje do të na përcjellin, pra ne duhet ta bëjmë punën tonë mos të japim alibi shteve të cilat kanë të drejtë të vetos në BE, që edhe më tutje të nxjerrin pengesa”, u shpreh analisti politik Ismet Ramadani.
 
Për të implementuar reformat që kërkon Komisioni Evropian, qeveria deri më tani ka përpiluar tre plane strategjike, në kuadër të Programit për Punë,  2017- 2020, por në fakt asnjëri prej tyre nuk është  realizuar në tërësi. 
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU