Maqedoni

Tetovë: Marsh në përkujtim të 14 viktimave

11.09.2021 15:48

Është mbajtur marshi përkujtues i organizuar nga tifozët Ballistët në Tetovë për 14 viktimat e zjarrit tragjik në Spitalin...

Është mbajtur marshi përkujtues i organizuar nga tifozët Ballistët në Tetovë për 14 viktimat e zjarrit tragjik në Spitalin modular të Kovid qendrës mbrëmjen e 8 shtatorit. Marshuesit fillimisht mbollë 14 drunj në sheshin e Tetovës, dhe nga attje u nisën drejt vendit tragjik Qendrës Kovid.
 
Marshuesit dëshiruan t’u afrohen dhomave ku humbën jetën nga zjarri, por u ndaluan nga policia. Atje u ulën për një minutë në heshtje duke kujtuar se është ditë zie.
 
“Ky ishte një marsh paqësor,shprehim revoltën tonë të kësja cka ndodhi në Spital,ishte paqësore ishalla është e fundit dhe nuk do ndodhë më kështu, kërkojmë përgjegjësi nga secili”, u shpreh Bashkim Idrizi nga Tiffozet Ballistët.
 
“Cdo qytetar i Tetovës është dashur të jetë këtu, pasi kjo ngjarje na ka tronditur gjithëve,pasi këru kemi mundur të jemi cdo njëri prej neve”, theksoi qytetari.
 
“I kamë tre të fshatit timë. Ne të kujtohet dikush nesë e ka bërë me qëllim,ne preken në zemrat e veta”, u shpreh qytetari.
 
“Këtu duhet të ketë përgjegjësi, dhe Cdo kush që ka gishtë në  këtë punë. Cod institucion duhet të marr përsipër fjain aty ku ndihet se është fajtor”, theksoi qytetari.
 
Ndërsa ish udhëheqësi I kov qendrës së shkrumbuar Gëzim Nuredini përsëri e mohon se janë lejuar qytetar të futen në Covid Qendër edhe pse qytetar deklarojn se me ditë kanë qëndruar për tu përkundesur për te afërmit e tyre. Nuredini thotë se këtë e ka dëgjuar nga gazetarëve.
 
“Unë ate prej jush e kamë dëgjuar, dhe gjithmon e kamë thën se ajo është e ndaluar me ligj por edhe me protokoll. Në kohe pandemi nuk mundet që njeriu të futet pa mos u mbrojtur me masa anti Covid, pasi ato janë të rrezikuar që mund të infektojn edhe tjerët. Ne kemi ftuar të gjithë përgjegjësit e reparteve ku kanë qenë për futje dhe dalje, edhe ato do të japin deklarat me shkrim dhe do të shohim, do të ketë përgjegjësi por edhe dënime”, u shpreh kordinatori i Covid 19 qendrës në Tetovë, Gëzim Nuredini.
 
Nga kovid qendra në Tetovë natën e kobshme arritën të shpëtohen 12 persona ndërsa 14 e humbën jetën. 
 
VISAR SADIKI