Maqedoni
Kovid 19: brenda 5 javësh vdiqën 678 persona
11.09.2021 16:09
Vaksinimi po zhvillohet pa ndërprerë në tër vendin thonë autoritetet shëndetësore...

Vaksinimi po zhvillohet pa ndërprerë në tër vendin thonë autoritetet shëndetësore duke shtuar se të gjtiha vaksinat që aplikohen në vend janë të sigurta. Vetëm vaksinimi i plotë parandalon formën e rëndë të sëmundjes dhe zvogëlon mundësinë për infektim dhe vdekshmërinë thonë mjekët.
“Në dispozicion I kemi vaksinat SINOVAK, FAJZER dhe ASTRA ZENEKA për personat mbi 60 vite, dhe deri më tani gjithqka është duke ecë ashtu siq duhet, dhe ka interesim të madhë nga qytetarët për tu vaksinuar. Në grupën e qytetarëve të cilët po vaksinohen janë të të gjitha grupmoshave edhe të moshës rinore, por ka edhe qytetarë mbi moshën 60 vjecaqe”, u shpreh mjekja.
Deri më tani gjithsej 754,271 qytetarë janë vaksinuar, në pikat e vaksinimit në vend dhe në teren. Vetëm gjatë ditës së djeshme janë vaksnuar 16.737 qytetarë. Gjithsej 1.358.067 doza të vaksinës janë aplikuan në vend, ndërsa 603.795 qytetarë janë rivaksinuar.
Të dhënat e Organeve kompetente tregojnë se 80 për qind të rasteve pozitive dhe 84 për qind e të hospitalizuarve nuk kanë qenë të vaksinuar. Sipas shifrave të fundit, 54 përqind e popullsisë mbi 40 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës dhe 30 përqind e popullsisë mbi moshën 18 deri në 39 vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës.
Në periudhën nga 6 gusht deri më 8 shtator në territorin e vendit 26,053 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, 19% prej të cilëve ishi të vaksinuar.
Në periudhë prej pesë javësh në territorin e vendit kanë ndërruar jetë 678 persona të prekur nga Covid 19, prej të cilëve 591 apo 87% e të vdekurve nuk ishin të vaksinuar, ndërsa 87 persona apo 12% e të vdekurve ishin të vaksinuar.
FITIM KRYEZIU
