Maqedoni
Procesi statistikor: Janë tejkaluar problemet, regjistrimi vazhdon
11.09.2021 17:24
Regjistrimi i popullsisë vazhdon me një intensitet dhe tempo normale njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikës...

Regjistrimi i popullsisë vazhdon me një intensitet dhe tempo normale njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikës, pas ndërprejes tre ditore të regjistrimit si pasojë e problemve teknike.
Nga ky institucion thonë se janë tejkaluar problemet teknike dhe inkurajojnë qytetarët me plot besim të pranojnë regjistruesit në shtëpitë e tyre dhe t’I japin të dhënat e nevojshme me qëllim të realizimit të suksesshëm të procesit statistikor.
“Ditët e fundit u paraqitën një numër i madh i spekulimeve rreth asaj se si realizohet regjistrimi në shtetin tonë dhe me çfarë problemesh përballet në teren Enti Shtetëror I Statistikës. Gjatë realizimit të aksioneve të mëdha sikurse regjistrimi, dhe duke shrytëzuar teknologji të lartë profesionale, është normale që të paraqiten probleme teknike të cilat tejkalohen në një afat më shkurtër kohor,” thuhet në kumtesën e Entit Shtetëror të Statistikës.
Pas operacionit statistikor qëndron ekip i ekspertëve I cili u jep mbështetje dhe është në dispozicion të regjistruesve. Të njëjtët janë gjithë kohës në teren dhe ndërhyjnë në momentin e paraqitjes së problemit, njoftojnë nga Statistika.
Procesi statistikor ka filluar më 5 shtator dhe duhet të përmbyllet në fund të muajit. Deri më tani janë regjistruar rreth 200 mijë qytetarë.
MERAL ISMAILI
