Maqedoni

Dorëheqjet e funksionarëve, ASh: Të mblidhet qeveria dhe shkarkohen ministrat

12.09.2021 15:48

Aleanca për Shqiptarët kërkon mbeldhjen e menjëhershme të qeverisë që të konstatojë dorëheqjet...

Aleanca për Shqiptarët kërkon mbeldhjen e menjëhershme të qeverisë që të konstatojë dorëheqjet e ministrit të shëndetësisë Fillipçe dhe zëvendësit të tij Hasani dhe të njëjtat t’I dorëzohen kuvendit për miratim.
 
Sipas ASH-së çdo zvarritje e kësaj procedure shpie në relativizim të përgjegjësisë tanimë në prag të zgjedhjeve lokale.
 
“Zoti Zaev duhet ti mbajë larg duart nga hetimet dhe konstatoni dorëheqjen urgjentisht. Deklaratën e kryeministrit Zaev e shohim si një tentim për të zvarritur dorëheqjet deri pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale. Kreu I qeverisë edhe diçka më skandaloze, ndërhyrjen në hetime në prokurori. Ai nuk ka të drejtë të konstatojë e as të kontaktojë e as të informohetnga hetuesit para opinionit publik. I bëjmë që sot të thëret mbledhje të qeverisë, ti dorëzojë dorëheqjet në kuvend dhe kuvendi që nesër ti konstatojë pa asnjë vonesë”, u shpreh Bekim Tateshi nga ASh.
 
Mickovski: Deri të martën, kërkojmë shkarkimin 
 
Ndërkohë kryetari I VMRO-së Hristijan Mickovski me ultimatum deri tek Fillipçe dhe Hasani që deri të martën të dorëzojnë dorëheqjet në kuvend, në të kundërtën do të ngrenë inicijativë për shkarkimin e tyre, po të njëtën ditë.
 
“I japim afat deri të martën paradite, ministri I shëndetësisë dhe zëvendësi I tij që ti dorëzojnë dorëheqjet deri në kuvend që ato të konstatohen në po të njëjtën ditë. Nëse nuk dorëzohen këto dorëheqje, grupi parlamentar I VMRO – DPMNE – së, në bashkëpunim me deputetë të tjerë, do të ngrejë në kuvend vendim për shkarkim të ministrit të shëndetësisë dhe zëvendësit të tij. Kësaj here s’do dorëzojmë interpelancë, pasiqë nuk duam që ajo ta kalojë sikur interpelancat e tjera duke mos qenë pikë e rendit të ditës dhe të mbetet në sirtarin e Talat Xhaferit. S’ka hapësirë për të që të fsheh dhe mbroj këta funksionarë të paaftë”, theksoi kryetari i VMRO-së Hristijan Mickovski.
 
LSDM me anë të një reagimi ka theksuar se kreu I VMRO-së Mickovski nuk e njeh kushtetutën. “Hristian Mickovski sërish dëshmoi dy gjëra, në vuajtje dhe tragjedi nacioale dëshiron të përfitojë për vete dhe e dyta nuk kupton as politikë e as drejtësi. Propozimi i Mickovskit është politikë e madhe dhe tentim dëshprues të sulmohet pa bazë.Kushtetuta e shtetit është e qartë, anëtarë i qeverisë mund të jep dorëheqje, por te kryeminsitri.  Kryetari i qeverisë mund të propozojë shkarkim të anëtarit të qeverisë, ndërsa për propozimin për shkarkim Kuvendi vendosë në seancën e rradhës”. 
 
Sipas LSDM-së Mickovskit nuk ia kanë treguar procedurat, ndërsa aid he aprtia e tij po sillen me papërgjegjësi. Ndërkohë kryeparlamentari Talat Xhaferi ka bërë të ditur se nuk do të pranojë propozimin e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski që Kuvendi të shkarkojë ministrin dhe zëvendësministrin e Shëndetësisë.
 
Sipas Xhaferit, neni 184 në të cilin u thirr Mickoski, në bazë të së cilit do të ngritë procedurë shkarkimi në Kuvend, vlen vetëm për Deklarata, rezoluta, vendime, rekomandime dhe akte të përgjithshme dhe në asnjë mënyrë nuk ka të bëjë me procedurë shkarkimi.
 
Opozita me dorëheqjet vlerëson se hetimi do të jetë objektiv duke dhënë përgjigjet e shumë dielmave në opinion rreth ndërtimit të objektit modular, zhvillimin e tenderit, a ka pasur leje për shfrytëzimin e objektit, mungesën e sistemit kundër zjarrit si dhe arsyen e prezencës së familjarëve pranë të sëmurëve nga Covid 19.
 
Kryeministri Zoran Zaev nëpërmjet një komunikate drejtuar opinionit ka bërë të ditur se vendimin nëse do ti pranojë apo jo dorëheqjet e Filipçes dhe Hasanit do ti merr në bazë të rezultateve të hetimit për tragjedinë në spitalin modularë në Tetovë. 
 
MERAL ISMAILI