Maqedoni
Spitalet modulare, Stevanoviq: Alternativa e duhur, trajtuam raste të rënda
12.09.2021 16:09
Spitalet modulare për trajtimin e pacientëve të prekur nga Kovid 19 janë alternativa e duhur për kujdes të pacientëve...

Spitalet modulare për trajtimin e pacientëve të prekur nga Kovid 19 janë alternativa e duhur për kujdes të pacientëve. Ato janë të ndërtuara nëpërmjet procedurës së rregullt, deklaron drejtoresha e klinikës infektive në Shkup Milena Stevanoviq.
Duke folur për onbjektin modular pranë klinikës, Stevanoviq thotë se në të njëjtin janë shpëtuar pacientë me pasqyrë të rënduar.
“Unë besoj se janë të sigurta, të gjitha kanë dokumentet ndërtimore pa kurfarë vërejtje. Të flas për spitalin modular që ka kapacitet deri në 70 shtretër dhe është e lidhur me klinikën e sëmundjeve infektive. Tu rikujtoj se mijëra pacientë janë shpëtuar me pasqyrë të rëndë klinike nga Covid , apo pasqyrë të mesme dhe në nuk mund të themi se spitali modular nuk është forma për një kujdes cilësor dhe trajtim të pacientëve”, u shpreh drejtoresha e klinikës infektive Milena Stevanoviq.
Tateshi: Si objekte ndihmëse për raste më të lehta
Por mjeku Bekim Tateshi thotë se objektet e tilla mund të jenë objekte ndihmëse por duke trajtuar raste më të lehta dhe jo të sëmurë rëndë.
“Spitalet modulare mund të jenë si objekte ndihmëse në raste të tilla dhe sipas mendimit tim aty duhet të trajtohen pacientë me pasqyrë klinike më të butë, ndërsa pacientët me pasqyrë klinike më të rëndë duhet të trajtohen në godina adekuate për raste të tilla. siç e parë një gabim I vogël ëhstë fatal dhe ja çka ndodhi”, theksoi mjeku Bekim Tateshi.
Por nga Ministria e Shëndetësisë kanë siguruar se pacientët nëpër spitalet modulare në vend janë të sigurtë. Në kurim spitalor për momentin në kovid qendrat në vend po trajtohen mbi 1 100 pacientë. Pjesa më e madhe janë në mbështetje të oksigjenit.
MERAL ISMAILI
