Maqedoni

KShZ: Përfundoi afati për dorëzimin e kandidaturave

12.09.2021 16:30

Mesnatën mes të shtunës dhe të dieles zyrtarisht përfundoi afati deri kur partitë politike...

Mesnatën mes të shtunës dhe të dieles zyrtarisht përfundoi afati deri kur partitë politike, koalicionet dhe kandidatët e pavarur duhej ti dorëzonin kandidaturat për Kryetar të Komunave dhe Këshilltarë Komunal.
 
Në afat prej 24 orësh KSHZ duhet ta bënë verifikimin e kandidatëve dhe listave nëse I plotëson kushtet ligjore, që brenda 48 orësh propozuesi i listës të njëjtën ta kompletojë.
 
Pas kësaj KSHZ  me 23 shtatorë me short do të përcaktohet renditja e kandidatëve për kryetarë komunash dhe këshilltarë nga partitë politike dhe listat e pavarura. Kandidatët për kryetarë komunash dhe listat për këshilltarë të një partie apo koalicioni marrin numrin e njëjtë të renditjes në të gjitha komunat. Fushata për zgjedhjet lokale të 17 tetorit fillon më 27 shtator, ndërsa përfundon më 15 tetor në mesnatë.
 
Në KSHZ është në rrjedh trajnimi i instruktorëve për shfrytëzimin e aparateve për marrjen e gjurmëve nga gishtat që do të shfrytëzohen në zgjedhjet lokale për identifikimin biometrik të votuesve. Për atë qëllim, në vend do të arrijnë tre trajnues nga Gjermania.
 
LSDM do të ketë kandidatë në 69 komuna dhe 84 lista për Këshilltar Komunal, poaq ka edhe VMRO-DPMNE-ja, kurse Bashkimi Demokratik për Integrim do të garonë në 18 komuna, ndërsa kualicioni ASH dhe AAA në 12 komuna. 
 
FITIM KRYEZIU