Maqedoni
Presidenti: Nesër mbledhje e këshillit të sigurisë
12.09.2021 17:54
Të hënën në mesditë në Kabinetin e Presidentit të Shtetit, do të mbahet seanca e 13-të e Këshillit të Sigurisë...

Të hënën në mesditë në Kabinetin e Presidentit të Shtetit, do të mbahet seanca e 13-të e Këshillit të Sigurisë.
Takimi është thirrur nga Presidenti, Stevo Pendarovski për të diskutuar rreth refugjatëve afgan që qëndrojnë në vend dhe për sistemin e menaxhimit me kriza.
Përveç anëtarëve të rregullt të Këshillit të Sigurisë, me ftesë të presidentit Pendarovski në mbledhje do të merr pjesë edhe drejtori i Agjencisë për Siguri Nacionale, Viktor Dimovski, drejtori i Agjencisë për kundërzbulim, Erolld Musliu, drejtori i Qendrës për menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov dhe drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Bekim Maksuti.
