Botë
Shqipëri: 4 viktima dhe mbi 860 të infektuar me COVID 19
12.09.2021 19:40
Katër qytetarë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vend...

Pacientët që nuk e fituan dot betejën me COVID ishin nga Tirana, Kolonja, Shkodra dhe Fieri, nga 65 deri në 82 vjeç.
Ndërkohë, nga 4334 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 864 qytetarë.
Në të gjithë vendin janë 12,766 pacientë aktivë me virusin COVID. Nga ana tjetër, gjatë orëve të fundit janë shëruar edhe 679 qytetarë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5206
Shkodër 1590
Durrës 1080
Fier 1066
Vlorë 904
Lezhë 726
Elbasan 618
Berat 481
Korçë 321
Gjirokastër 295
Kukës 278
