Maqedoni

Parashikimi i motit

13.09.2021 09:00

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare....

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare, ndërsa në pjesën veriore  të Vardarit edhe erë e përforcuar nga drejtimi verior. Në pjesët malore  është e mundur paraqitje e rrallë e shiut të shkurtër.
 
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 8 deri 17 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 26 deri 32 gradë celcius.
 
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta dhe me erë veriore. Temperatura minimale do të ulet deri në 12, kurse maksimalja do të arrijë deri në 31 gradë.
 
Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë me diell dhe stabil dhe me temperatura mesatare për këtë periudhë të vitit.