Maqedoni
Shkup, 160 shofer të sanksionuar, 71 për tejkalim të shpejtësisë
13.09.2021 09:21
Gjatë kontrolleve të përforcuara aksionare në fushën e trafikut të zbatuara nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme..

Gjatë kontrolleve të përforcuara aksionare në fushën e trafikut të zbatuara nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 160 masa, mes të cilave 71 sanksione për qarkullim me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, 21 për drejtim të automjetit pa patentë shoferi dhe tre dënime për vozitje nën ndikim të alkoolit.
Nga MPB thonë se kontrollet e përforcuara aksionare do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë te qytetarët të respektojnë regullat e qarkullimit për rugë më të sigurta për të gjithë.
