Botë
Turneu i fundit diplomatik, Merkel viziton Beogradin dhe Tiranën
13.09.2021 09:47
Kancelarja gjermane, Angela Merkel po qëndron sot për një vizitë zyrtare në Beograd...

Kancelarja gjermane, Angela Merkel po qëndron sot për një vizitë zyrtare në Beograd, ku gjatë takimit me presidentin serb Vuciq, pritet të diskutojnë rreth bashkëpunimit politik dhe ekonomik, si dhe procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
Të martën, Merkel do të niset drejt Shqipërisë, kur do të realizojë një takim me kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, që nuk janë anëtarë të BE-së – Kosovës, Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Qeveria gjermane ka thënë se bisedimet do të fokusohen në bashkëpunim rajonal. Pas 16 vjetëve në krye të politikave evropiane, Merkel do të pensionohet nga politika në fund të mandatit të saj të katërt si kancelare, pas zgjedhjeve gjermane që do të mbahen më 26 shtator. Krijimi i të ashtuquajturit Proces i Berlinit nga vetë kancelarja më 2014, për të promovuar bashkëpunimin më të mirë rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe integrimin evropian, “ka krijuar atmosferë më ndryshe dhe mundësi të reja për bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor, duke e bërë rajonin më paqësor dhe më stabil, ka thënë presidenti serb Aleksandar Vuçiq.
