Maqedoni
Shpërthimi në spitalin modular, Zaev: S’ka nevojë të dorëhiqet e gjithë qeveria
13.09.2021 11:01
Kryeministri Zoran Zaev konsideron se nuk ka nevojë për dorëheqje të gjithë kabinetit qeveritar...

Kryeministri Zoran Zaev konsideron se nuk ka nevojë për dorëheqje të gjithë kabinetit qeveritar, pas shpërthimit të zjarrit katastrofal në spitalin modular të Tetovës ku jetën e humbën 14 pacientë.
Sipas kryeministrit tragjedia është e madhe si dhe humbja është jashtzakonisht e madhe. Në situate më të vështirë janë familjarët që kanë humbur anëtarët e tyre të familjes ka shtuar Zaev sipas të cilit nuk nuk ka nevojë për dorëheqje të gjithë qeverisë. Kreu u ekzekutivit ka shtuar gjithashtu se ministri Venko Filice, zëvendësi I tij Ilir Hasani vazhdojnë të vijnë në punë, dhe keshtu do të jetë deri sa të përfundojnë të gjitha procerdurat. Deri në zëvendësimin e tij me minister të ri të gjithë funksionarëve të dorehqur, ata do të vazhdojnë ti kryejnë obligimet e tyre ka deklaruar kryeministri Zaev.
