Maqedoni

Enti Shtetërorë i Statistikës: Deri dje janë regjistruar 425.935 persona

13.09.2021 11:47

Enti Shtetëror i Statistikave ka njoftuar se deri dje në Maqedoninë e Veriut...

Enti Shtetëror i Statistikave ka njoftuar se deri dje në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar  rreth 426 mijë persona.
 
“Duke përfshirë ditën e djeshme, 12 shtator, deri në ora 20, janë regjistruar 425.935 persona, ndërsa vetëm dje janë regjistruar 110.593 persona”, thuhet në njoftimin e Entit të statistikës.
 
Njëherit sigurojnë se regjistrimi është duke u zhvilluar me ritëm normal, ndërsa në rrjedhë e sipër është edhe vet regjistrimi i diasporës. Deri më tani në diasporë[ janë vetëregjistruar 192.538 persona.