Botë
4 persona të vdekur dhe disa të lënduar, Rusi, rrëzohet aeroplani me 16 persona në bord
13.09.2021 12:14
Katër persona kanë gjetur vdekjen ndërsa tre të tjerë janë në gjendje të rëndë pas rrëzimit të një aeroplani L-410 në rajonin Irkutsk..

Katër persona kanë gjetur vdekjen ndërsa tre të tjerë janë në gjendje të rëndë pas rrëzimit të një aeroplani L-410 në rajonin Irkutsk, tha shërbimi për shtyp i qeverisë rajonale ruse.
“Janë 11 persona në spital, tre janë në gjendje kritike në departamentin e kujdesit intensiv, tre janë në gjendje të rëndë, pjesa tjetër janë në gjendje të moderuar. Një pacient ka shkuar në shtëpi”, ka thënë shërbimi për shtyp.
Bordi mjekësor ajror me ministrin rajonal të shëndetësisë Yakov Sandakov dhe një ekip mjekësh zbarkuan në fshatin e afërt te rajonit ku ka ndodhur fatkeqësia.
