Botë

Koreja e Veriut, testohet raketa e re balistike

13.09.2021 12:42

Koreja e Veriut ka testuar një raketë të re me rreze të gjatë veprimi e aftë...

Koreja e Veriut ka testuar një raketë të re me rreze të gjatë veprimi e aftë të godasë pjesën më të madhe të Japonisë, thanë mediat shtetërore koreane.
 
Testet e kryera gjatë fundjavës panë që raketat të udhëtonin deri në 1.500 km larg. Një veprim i tillë sugjeron se vendi është ende i aftë të zhvillojë armë pavarësisht mungesës së ushqimit dhe krizës ekonomike.
 
Testi ishte i një “rëndësie strategjike” si një masë parandaluese për të garantuar sigurinë e Koresë së Veriut dhe për të “përmbajtur fuqishëm” manovrat ushtarake të forcave armiqësore. Ekspertët thonë se kjo është raketa e parë me rreze të gjatë që mund të mbajë një kokë bërthamore. Sanksionet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e ndalojnë Korenë e Veriut të testojë raketa balistike.