Maqedoni
Aksidenti në Llaskarcë, gjykimi ende zvarritet, fajtorët nuk janë dënuar
13.09.2021 15:12
Që nga momenti kur ndodhi tragjedia në spitalin modular në Tetovë, në opinion ekziston dyshimi se hetimet mund të stërzgjaten....

Që nga momenti kur ndodhi tragjedia në spitalin modular në Tetovë, në opinion ekziston dyshimi se hetimet mund të stërzgjaten, ashtu si ka ndodhur edhe në raste të tjera të rënda me pasojë të vdekur.
Një tjetër tragjedi e rëndë, është aksidenti në Llaskarcë në shkurt të 2019-s, ku vdiqën 16 persona. Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy vite e gjysmë nga aksidenti i rëndë, gjykimi ende nuk ka përfunduar dhe askush nuk është dënuar. Gjashtë persona akuzohen në këtë rast, përfshirë pronarin e Kompanisë “Durmo Tours”, menaxherin e parkut të autobusëve të kësaj kompanie, tre punonjës të stacionit të inspektimit teknik dhe vetë shoferin e autobusit.
