Botë

OBSh: Masat u liruan herët, ndikuan te infektimet

13.09.2021 18:38

Ndërprerja e hershme e masave për mbrojtje nga pandemia ka shkaktuar rritjen e numrit të të infektuarve të rinj...

Ndërprerja e hershme e masave për mbrojtje nga pandemia ka shkaktuar rritjen e numrit të të infektuarve të rinj, ndërsa me procesin e vaksinimit nuk përfundon pandemia, paralajmëron OBSh. Shumë shtete pas vaksinimit të përqindjes së madhe të popullatës i liruan herët masat për mbrojtje. 
 
“Pandemia është ende me ne, pasi që nuk i aplikojmë leksionet e mësuara. Rritja e grupimeve dhe lëvizjeve, ndërprerja e parakohshme e masave, paraqitja e llojeve të reja të virusit si dhe shpërndarja jo e barabartë e vaksinave e fuqizojnë shpërndarjen e infektimit. Vaksinat janë instrument i fuqishëm për vendosjen e pandemisë nën kontroll por akoma nuk jemi atje. Në ndërkohë çdo shtet duhet të vazhdojë me  masat,me diagnostikim dhe vaksinim në kohë.”,- deklaroi drejtori i OBSh-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
 
Evropa ka përqindje të madhe të popullatës së vaksinuar por ndalimi i hershëm i masave, bën që virusi të shpërndahet. OBSh gjykon vendimin e disa vendeve evropiane të cilat ndalojnë hyrjen e personave të vaksinuar me vaksina që nuk I pranojnë. 
 
“Në Europë kemi rritje të rasteve me Kovid-19. Shpërndarja vazhdon tek popullata e pavaksinuar. Duhet vazhduar me vaksinim dhe të punojmë në shëndetin mental të të rinjve dhe punonjësve shëndetësorë.”,- tha drejtori i OBSh-së për Europë, Hans Kluge.
 
Në vendet e zhvilluar administrohen 80% e dozave të vaksinave ndërsa një përqindje e vogël në vendet e varfra dhe të pazhvilluara. Qëllimi i OBSH-së është që deri në mesin e vitit të ardhshëm të gjitha vendet të kenë mbi 70 % të popullatës së vaksinuar,ndërsa mbajnë qëndrimin se nuk është e nevojshme doza e tretë e vaksinës derisa në disa vende nuk ka ende as dozë të parë të vaksinës. 
 
LEUNORA KALIQI