Hetimi në spitalin modular në Tetovë, katër ekspertë gjermanë do të kyçen në hetim

14.09.2021 15:28

Shtatë ditë pas tragjedisë në spitalin modular në Tetovë....

Shtatë ditë pas tragjedisë në spitalin modular në Tetovë, ku humbën jetën 14 persona, akoma nuk kanë arritur ekspertët e paralajmëruar nga Gjermania, teksa prokuroria e vendit ka dhënë një sërë urdhrash për ekspertiza.

Zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski, njoftoi se ekipi gjerman i ekspertëve nga shërbimi federal i kriminalistikës duhet të arrijnë ditëve në vijim.

Ekipin fillimisht, sipas Arsovskit, do ta përbëjnë katër ekspertë edhe aty dy nga krim teknika dhe forenzika për hetimin e zjarreve dhe dy nga krim teknika dhe forenzika për matjen lazerike të hapësirave dhe fotografim.

“Në Ministrinë e Punëve të Brendshme po përgatitet mbështetje adekuate në formën e mjeteve, planeve dhe informacioneve të tjera relevante të cilat mund të punojnë në vërtetimin e përbashkët të fakteve. Ekspertët gjermanë do të punojnë bashkërisht me krim teknikët e MPB-së si mbështetje për Prokurorisë Themelore Publike gjatë hetimit për vërtetimin e shkaqeve për zjarrin në spitalin modular në Tetovë.”,- tha zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski.

Deri më tani Prokuroria ka kërkuar të gjitha incizimet e publikuara në rrjetet sociale, të dhëna për personat prezentë në vendin e ngjarjes, procesverbalet për bisedat e zhvilluara ditën e ngjarjes.

Prokuroria kërkon dokumentacion e plotë për ndërtimin e spitalit modular si nga Ministria e shëndetësisë ashtu dhe nga personi juridik i angazhuar për ndërtimin e së njëjtës.

Nga prokuroria për krim të organizuar demantuan se kanë ngritur procedurë hetimi për ndërtimin e të gjitha spitaleve modulare.

Nga inspektorati shtetërorë shëndetësor dhe sanitarë të dielën pa paralajmërim kanë kryer mbikëqyrje të jashtëzakonshme në spitalin e Tetovës pas informacioneve se qytetarë nga jashtë kujdesën për familjarët e sëmurë nga Kovid 19.

Nga ky inspektorat për TVM kanë theksuar se nuk është konstatuar shkelje e Ligjit gjegjësisht nuk janë takuar persona nga jashtë brenda spitalit.

Drejtoresha e inspektoratit shtetërorë shëndetësorë dhe sanitarë shpjegon Sotirova Buhova shpjegon se inspektimi në spitalin e Tetovës në asnjë mënyrë nuk është e ndërlidhur me tragjedinë por që mund të veprojnë nëse vërehen veprime jashtëligjore. (Florije Beluli Kamberi, TVM2)