Maqedoni

Covid-19, ulet numri i rasteve pozitive dhe viktimave

14.09.2021 17:19

Infektimet nga virusi Korona kanë shënuar rënie për 24.9%, thuhet në Raportin Javor...

Infektimet nga virusi Korona kanë shënuar rënie për 24.9%, thuhet në Raportin Javor të Institutit të Shëndetit Publik. Probabiliteti i rasteve pozitiv në raport me numrin e testeve ka shënuar rënë për 10%. Po ashtu janë shëruar 3.946 persona, që shënon rritje për 4.6% nga java e kaluar, ndërsa 31 raste të reja të infektimeve, që i bie për 13,9% më pak nga java e kaluar. Brenda një jave janë regjistruar 142 raste të vdekjeve. 
 
Tetovë, kontrollet ambulatore janë ende të larta
 
Në Tetovë si një nga qytetet më të prekura nga vala e fundit duket se po shkon drejtë stabiliziit. Në 24 orët e fundit, ka ndërruar jetë një Kovid pacient ndërsa janë pranuar tre pacientë të ri me gjendje të rëndë klinike në spitalin e Tetovës. Kontrollet ambulatore janë ende të larta, informojnë nga Kovid qendra.
 
Të hënën, në ambulantë janë trajtuar 81 pacientë. Në spitalin e Tetovës, për momentin ka të shtrirë 40 pacientë në dy katet e reparte. Shkupi mbetet qyteti më së shumti raste me Kovid 19, pasojnë Tetova, Kumanova dhe Gostivari dhe më pak raste aktive ka qyteti i Dojranit. 
 
MSh: Dje janë vaksinuar gjithsej 15.424 qytetarë
 
Deri tani në Maqedoninë e Veriut janë aplikuar gjithsej 1.397.773 doza të vaksinës. Prej tyre, 761.579 janë aplikuar në pikat e vaksinimit nëpër shtet dhe në terren, kurse janë rivaksinuar 636.193 qytetarë. Vetëm të hënën, janë vaksinuar gjithsej 15.424 qytetarë, kurse dozën e parë të vaksinës e kanë pranuar 2.728 persona. 
 
REJHAN BUSHI METAJ