Maqedoni
Debat publik për burimet minerale, vërejtje mbi projektligjin për burimet minerale
14.09.2021 17:58
Procedurat për dhënien e një koncesioni për shfrytëzimin e burimeve minerale nuk janë mjaft transparente...

Procedurat për dhënien e një koncesioni për shfrytëzimin e burimeve minerale nuk janë mjaft transparente për banorët e bashkësive lokale. Nxjerrja e rërës dhe zhavorrit nga lumenjtë dhe liqenet u lejua ekskluzivisht për qëllime biznesi, dhe trajtimi i mbetjeve hidrike si vende potencialisht më të rrezikshme në komplekset e minerare nuk është i rregulluar sa duhet. Këto janë disa nga vërejtjet e projektligjit të ri për burimet minerale, të cilat aleancë për avokim dhe lobim i prezantoi në debatin publik.
“Ne do t'i definojmë vërejtjet nga ky debat publik në amendamente dhe do t'ua dorëzojmë deputetëve të Komitetit për Çështjet Evropiane sepse ligji është vendosur me flamur evropian, dhe do të kërkojmë një ndryshim në tekstin ligjor.”,- tha Dejan Andonov nga Instituti për Studime të Komunikimit.
“Sipas mendimit tonë, nëse ky ligj qëndron kështu, ne do të kemi përsëri të njëjtat probleme, do të normalizohen ato, do të merren vendime për koncesionerë që më pas nuk mund të ndërpritet kontrata dhe do të kemi efekte negative. Ne po përballemi me ndryshme klimatike, do të ketë pyje të prera, mungesë të ujit, minierat përdorin sasi të mëdha uji dhe e gjithë kjo do të arsyetohet ligjërisht.”,- theksoi Tatjana Çakullev nga "Iniciativa O2".
Ka disa përmirësime në zgjidhje, vëllimi i sipërfaqes që po shfrytëzohet është zvogëluar. Është shkurtuar dhe kohëzgjatja e koncesioneve.
“Qeveria nuk ka të drejtën ekskluzive të vendosë pozitivisht ose negativisht për dhënien e një koncesioni, në rast se ka një mendim negativ nga një prej institucioneve ose nga vetëqeverisja lokale që më parë ka dhënë ndonjë mendim. Megjithatë kjo vlen vetëm për e gërmimit të rërës, zhavorit dhe burimeve tjera jo metalike.”,- u shpreh Liljana Popovska nga "Instituti I Gjelbërt".
Projektligji për burimet minerale u tërhoq për finalizim që më pas të kthehen në kuvend me një flamur evropian.
SEDAT SELIMI
