Botë

Britani, planifikohet doza përforcuese e vaksinës

14.09.2021 19:02

Kryeministri britanik, Boris Johnson, pritet që të shpallë planet e vendit që të ofrojë doza përforcuese të vaksinës kundër COVID-19...

Kryeministri britanik, Boris Johnson, pritet që të shpallë planet e vendit që të ofrojë doza përforcuese të vaksinës kundër COVID-19 për personat me imunitet të dobët dhe të moshuarit.

Zyra e kryeministrit Johnson tha se Qeveria ka marrë këshillën përfundimtare nga Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin (JCVI) mbi programin e dozave shtesë të vaksinave.

Sipas njoftimit, kryeministri dhe Ministri i Shëndetësisë, Sajid Javid, do të përcaktojnë se si do të fillojë ky program. Qeveria e Johnson ka bërë të ditur tashmë se për të kontrolluar përhapjen e virusit do të fokusohet te procesi i imunizimit, duke përfshirë dozat përforcuese, dhe testimin.

Johnson vuri në dukje në një deklaratë më 13 shtator se në vjeshtë dhe dimër edhe një periudhë në të cilën "virusi ka një përparësi natyrore" dhe se qëllimi i Qeverisë është "të mbrojë sukseset që janë arritur".

Ndërkohë edhe Italia tha se do të fillojë të ofrojë një doze të tretë të vaksinës kundër COVID-19 për njerëzit që konsiderohen në rrezik më të madh. Dozat shtesë do të jepen duke filluar nga 20 shtatori.