Botë

Moskë, Putin pret në takim Bashar Al Asadin

14.09.2021 19:23

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, priti udhëheqësin sirian, Bashar al-Assad..

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, priti udhëheqësin sirian, Bashar al-Assad, në Moskë për herë të parë që nga viti 2015.

Sipas një njoftimi të Kremlinit, Putin ka kritikuar forcat e huaja që janë në Siri pa një mandat të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, një referim i bërë ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë.

Putini ka qenë aleati më i fuqishëm i Assadit në konfliktin dhjetëvjeçar sirian. Mbështetja ushtarake ruse, përfshirë forcat ajrore, u vendos atje në vitin 2015 dhe ndihmoi regjimin sirian të rimarrë kontrollin e një pjesë të madhe të territorit nga kryengritësit.

Megjithatë, pjesë të rëndësishme të Sirisë mbeten jashtë kontrollit shtetëror, pasi forcat turke janë të vendosura në pjesën më të madhe të veriut dhe veriperëndimit - bastioni i fundit i madh i rebelëve anti - Assad.

Forcat amerikane janë të vendosura në lindje dhe verilindje të kontrolluar nga kurdët. Regjimin e Assadit e ka mbështetur edhe Irani.