Botë

Koreja e Veriut hedh në det dy raketa balistike

15.09.2021 09:38

Koreja e Veriut ka hedhur në det dy raketa balistike, njoftojnë Shefat e Përbashkët të Koresë së Jugut.....

Koreja e Veriut ka hedhur në det dy raketa balistike, njoftojnë Shefat e Përbashkët të Koresë së Jugut. Sipas tyre, raketat u hodhën të mërkurën drejt ujërave të bregut lindor të Gadishullit Korean.

Në një deklaratë të lëshuar për media thuhet se autoritetet e inteligjencës jug-koreane dhe amerikane janë duke i analizuar detajet, ndërsa Koreja e Jugut ka forcuar pozicionin e saj mbikëqyrës kundër Koresë së Veriut. Hedhja e raketave vjen pak ditë pasi Koreja e Veriut tha se ka testuar raketa lundrimi me rreze të gjatë veprimi. A

gjencia shtetërore e lajmeve KCNA i cilësoi ato si “armë strategjike me rëndësi të madhe”. Ushtria amerikane tha se provat e kryera nga Koreja e Veriut në fundjavë paraqesin “kërcënime” për fqinjët e këtij vendi dhe më gjerë. Koreja e Veriut është nën sanksione ndërkombëtare për armët e saj bërthamore dhe programet e raketave balistike, për të cilat thotë se i duhen për të mbrojtur veten kundër pushtimit të mundshëm amerikan.