Gostivar –Tetovë, vazhdohet mësimi online në arsimin e mesëm
Për shkak të gjendjes me pandeminë, Qeveria vendosi që në shkollat e mesme në Tetovë dhe Gostivar...

Për shkak të gjendjes me pandeminë, Qeveria vendosi që në shkollat e mesme në Tetovë dhe Gostivar mësimi të zhvillohet online deri më 20 shtator. Në këto dy qytete, numri i rasteve aktive vazhdon të jetë i lartë. Nga Ministria e Shëndetësisë kanë njoftuar se vaksinimi zhvillohet pa ndërprerë në të gjitha pikat e vaksinimit në vend, ndërsa vijon edhe vaksinimi në terren. Sipas të dhënave të fundit, në pikat e vaksinimit në vend dhe në terren janë vaksinuar gjithsej 761.579 qytetarë. Janë rivaksinuar 636.193 qytetarë. Me shifrat e fundit, 54 për qind e popullatës mbi 40 vjeç kanë marrë një dozë të vaksinës dhe 30 për qind e popullatës mbi 18 deri 39 vjeç është vaksinuar me një dozë.
“Vaksinat janë të sigurta dhe efikase dhe janë mënyrë e vetme që të mposhtet pandemia. Vetëm me vaksinim të kompletuar parandalohet forma e rëndë e sëmundjes dhe ulen gjasat e sëmundjes dhe epilogut fatal nga i njëjti”, theksojnë nga MSH.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid në vend nga fillimi i epidemisë arrin 184.277, numri i pacientëve të shëruar është 165.077, i viktimave 6.307, ndërsa numri i rasteve aktive arrin 12.893.
