Maqedoni

Strugë, nuk ka as nxënës e as profesorë të infektuar

15.09.2021 14:42

Edhe pse nxënësit e shkollave fillore e filluan vitin shkollor më 1 shtator dhe tash e një javë mësimi në shkollat e mesme në Strugë...

Edhe pse nxënësit e shkollave fillore e filluan vitin shkollor më 1 shtator dhe tash e një javë mësimi në shkollat e mesme në Strugë po zhvillohet me prezencë fizike, deri më sot nuk ka përhapje të virusit në shkolla. Shkollat thonë se arsyeja është respektimi i rreptë i protokolleve dhe masave mbrojtëse. 
 
"Deri më sot nuk kemi pas lajmërim për nxënës apo mësimdhënës që ka qenë i infektuar me Covid 19.",- tha drejtori i spitalit të Strugës, Armend Arsllani.
 
Po zvogëlohet edhe numri i pacientëve të shtruar në spitalin e Strugës. Aktualisht në spital ka të shtruar 19 pacientë, të moshave më të mëdha. 
 
"Momentalisht situata në spitalin tonë është stabile, kemi të hospitalizuar 19 pacientë, prej të cilëve 13 janë oksigjenim, ndërsa 8 janë të vaksinuar dhe janë gjendje më të lehtë klinike për momentin. Sidoqoftë, ne kemi kuadër, kemi pajisje, jemi të përgatitur.",- tha Arsllani.
 
Gjendja epidemiologjike në Strugë po qetësohet dhe kjo konfirmohet nga zvogëlimi i numrit tê kontrolleve ambulantore. Javën e kaluar ka pasur deri në 130 kontrolle në ditë ndërsa tani ka mesatarisht 80 deri në 90 kontrolle ditore. 
 
ILMIE ZHAKU