Bashkëpunimi RMV-Kosovë, të enjten mbahet mbledhja e dy qeverive
Nesër në Shkup do të mbahet mbledhje....

Nesër në Shkup do të mbahet mbledhje e përbashkët mes Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës.
Zëdhënës i Qeverisë, Muhamet Hoxha theksoi se gjatë kësaj mbledhje pritet të nënshkruhen disa marrëveshjeve nga fusha e infrastrukturës, energjetikës, ekonomisë, turizmit, sigurisë, inovacioneve dhe zhvillimit teknologjik.
“Mbajtja e seancës së përbashkët me Republikën e Kosovës konfirmon vazhdimësinë e raporteve të mira ndërfqinjësore, duke pasur parasysh se mbledhje të tilla janë mbajtur edhe me vendet e tjera fqinje. Përfitimet nga këto takime janë thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar, komunikimi më i mirë i qytetarëve dhe bizneseve nga të dyja palë, projekte me interes të ndërsjellë, bashkëpunim më i mirë ndërkufitar dhe kështu me radhë. Në mbledhjen e përbashkët qeveritare do të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh, përkatësisht memorandume, me të cilat do të thellohet dhe do të përforcohet bashkëpunimi mes dy vendeve.”,- tha zëdhënësi i qeverisë, Muhamet Hoxha.
