Maqedoni

Zgjerimi i BE-së, Dimitrov: Aderimi i rajonit, nuk është çështje e ndarë

15.09.2021 18:32

“Ballkani perëndimor, në dialogun për të ardhmen e Evropës" kjo ishte tema kryesore e takimit të përfaqësuesve të politikave...

“Ballkani perëndimor, në dialogun për të ardhmen e Evropës" kjo ishte tema kryesore e takimit të përfaqësuesve të politikave të jashtme të vendeve nga rajoni që po mbahet në Selanik, ku të pranishëm janë edhe përfaqësues të institucioneve të BE-së.
 
Përfshirja e vendeve ballkanike në familjen  madhe evropiane është kontribut i përbashkët kanë konkluduar të pranishmit. Zëvendëskryeministri për eurountegrime Dimitrov ka thënë se politika e zgjerimit i adreson të gjitha problemet që kanë të bëjnë me të ardhmen evropiane. Rruga eurointegruese e RMV-së është rasti i veçantë drastik për atë që BE  akoma nuk ka mundësi ta implementojë vendimin  e vitit të kaluar për fillimin e bisedimeve.
 
Kjo flet shumë edhe për problemet dhe sfidat  me të cilat ballafaqohet BE. Lidhja e Ballkanit Perëndimor me BE-në  nuk është vetëm gjeografike. Ky rajon ka rëndësi të madhe kur flitet për  stabilitetin e Europës. Kështu që aderimi i rajonit  nuk mund të trajtohet si çështje e ndarë, tha Dimitrov.
 
Pikërisht për të folur edhe rreth zgjerimit, Në fund të shtatorit në vendet e Ballkanit perëndimor do të qëndrojë për vizitë presidentja e KE-së, Ursula Von Der Lajen, vizitë kjo në prag të   samitit të  radhës së  BE-së në fillim të tetorit në Slloveni. Von der Leyn e ka paralajmëruar këtë vizitë si rast për të dërguar mesazhin për rëndësinë e procesit të zgjerimit të BE-së.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU