Maqedoni
Shkup, mbërriti grupi i dytë i refugjatëve afganë
15.09.2021 19:06
Teksa situata në Afganistan vazhdon të jetë e rëndë, në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit...

Teksa situata në Afganistan vazhdon të jetë e rëndë, në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit këtë pasdite mbërritën edhe rreth 40 refugjatë afganë.
Mes tyre ka edhe gra dhe fëmijë dhe burra. Një autobus i priti ata në aeroport, për ti dërguar më pas në objektet e akomodimit.
Dy javë më parë, grupi i parë prej 149 shtetasve afganë mbërriti në Shkup nga aeroporti i Tbilisit në Gjeorgji.
Edhe mes tyre kishte gra dhe fëmijë si dhe njerëz që kanë punuar për organizatat ndërkombëtare në mbështetje të pranisë së NATO -s bashkë me familjet e tyre.
