Maqedoni
Parashikimi i motit
16.09.2021 09:04
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë...

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë vendin. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri 14 gradë Celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 22 deri 34 gradë Celcius.
Në Shkup moti do të jetë ngjajshëm, temperatura minimale do të bie deri në 12 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 33 gradë Celsius.
Nesër moti pritet të jetë me diell dhe vranësira, ndërsa gjatë fundjavës do të ketë reshje të shiut.
