Botë

Spanjë, Rifillojnë negociatat rreth kërkesës së Katalonjës për pavarësi

16.09.2021 09:50

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez dhe lideri katalanas, Pere Aragones....

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez dhe lideri katalanas, Pere Aragones, rifilluan bisedimet për të gjetur një zgjidhje për krizën politike të shkaktuar nga lëvizja separatiste në rajonin spanjoll.

Sanchez e quan shumë të rëndësishme dialogun mes palëve.
 
“Ne jemi të bindur se dialogu është mënyra më e mirë për të afruar qëndrimet. Çështja katalanase nuk është një problem që filloi dje dhe mund të zgjidhet nesër. Prandaj, bisedimet do të vazhdojnë pa nxitim, pa ndërprerje dhe pa ndonjë afat”, tha Sanchez.
 
Udhëheqësi katalanas, Aragones, tha se negociatat janë ende në fillim po  po përpiqen të ndërtojnë besim reciprok.
 
“Pavarësia e Katalonjës, e cila duhet të përcaktohet me referendum, si dhe njohja e saj nga bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë një proces legjitim dhe racional. Demokracia është mënyra më legjitime për të zgjidhur mosmarrëveshjet politike. Askush në Katalonjë nuk ëndërron për një zgjidhje krejtësisht jodemokratike”, tha Aragones. 
 
Sondazhet dhe rezultatet e zgjedhjeve gjatë pesë viteve të fundit tregojnë se gjysma e Katalonjës dëshiron të qëndrojë me Spanjën, ndërsa gjysma tjetër dëshiron të ndërpresë të gjitha marrëdhëniet me Madridin zyrtar.