Botë
Janev mbetet kryeministër i Bullgarisë deri në zgjedhje
16.09.2021 11:38
Qeveria e re e përkohshme e Bullgarisë është betuar me një dekret të Presidentit Rumen Radev...

Qeveria e re e përkohshme e Bullgarisë është betuar me një dekret të Presidentit Rumen Radev dhe kryeministri aktual në detyrë është Stefan Janev.
Nuk priten ndryshime në qëndrimin rreth RMV-së. Kryeministri teknik Janev thotë se kabineti i përkohshëm qeveritar arriti ta mbrojë itneresin nacion të Bullgarisë në politikën e jashtme, posaçërisht qëndrimin bullgar ndaj Maqedonisë së Veriut. Ai shtoi se muajve të ardhshëm edhe QEveria e ardhshme do të ketë një qëndrimm të tillë.Sipas tij, Bullgaria ka demonstruar dialog dhe ka bërë gjithçka që është e nevojshme.
“Sofja e argumentoi qëndrimin e saj para partnerëve evropian, kështy kjo sjellje është parimore dhe qëndrim parimor. Qeveria me dinjitet mbrojti interesin nacional bullgar”, tha Janev.
Dje, Radev njoftoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 14 nëntor. Zgjedhjet e reja po mbahen pas përpjekjeve të dështuara të partive për të formuar një qeveri pas zgjedhjeve të prillit dhe korrikut.Zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 14 nëntor dhe kreu aktual i shtetit do të kandidojë për një mandat tjetër.
