Maqedoni

Java Evropiane e Lëvizshmërisë

16.09.2021 11:49

"Java Evropiane e Lëvizshmërisë" është një fushatë që, me iniciativën e Komisionit Europian, zbatohet çdo vit...

"Java Evropiane e Lëvizshmërisë" është një fushatë që, me iniciativën e Komisionit Europian, zbatohet çdo vit, në periudhën nga 16 deri në 22 shtator. Fushata synon të promovojë forma alternative të lëvizshmërisë siç është ecja, çiklizmi
 
Këshilli Republikan për Sigurinë në Trafikun Rrugor në 7 ditët e ardhshme do të zbatojë një sërë aktivitetesh për të promovuar dhe mbështetur format alternative të lëvizshmërisë, me theks të veçantë në mbështetjen e çiklizmit.
 
“Çiklizmi, si mjet transporti alternativ sjell me vete shumë përfitime - personale, ekonomike, sociale, mjedisore dhe shumë të tjera. Si rezultat i të gjitha këtyre përfitimeve, njerëzit gjithnjë e më shumë po i zëvendësojnë makinat e tyre me biçikleta, si një mënyrë lëvizjeje dhe tranziti në destinacionin e dëshiruar. Hulumtimet tregojnë se në dekadën e kaluar, numri i njerëzve që udhëtojnë në vendin e tyre të punës me biçikletë, po rritet vazhdimisht nga dita në ditë dhe ky fenomen pozitiv, duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen”, thonë nga KRST.