Botë
Përjashtimi i Berishës, grupi ‘Për PD’: Lulzim Basha të dorëhiqet!
16.09.2021 12:47
Grupi ‘Për PD’ ka kundërshtuar vendimin e kryetarit të Partisë Demokratike për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së....

Grupi ‘Për PD’ ka kundërshtuar vendimin e kryetarit të Partisë Demokratike për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së.
Përmes një deklarate ata shprehen se ky vendim është antistatutor dhe Basha është përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit.
Po ashtu mes të tjerash thuhet që Lulzim Basha, kryetari aktual i PD-së duhet të dorëhiqet nga pozitat e kryetarit dhe të ngrihet një Këshill drejtues i përkohshëm.
"PD-ja e marrë peng duhet ti kthehet demokratëve dhe anëtarësia e saj e gjerë dhe e pandikuar, e pakushtëzuar, duhet të vendosë mbi të ardhmen e saj. Dorëheqja ose largimi i Lulzim Bashës nga pozitat e Kryetarit në detyrë duhet të jetë akti i parë dhe i menjëhershëm drejt këtij reformimi”, thuhet në deklaratë.
