Maqedoni
“Ballkani i hapur”, Kurti: Mbështesim vetëm iniciativat nga BE
16.09.2021 15:29
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se ardhmja e Kosovës dhe i gjithë rajonit është në BE....

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se ardhmja e Kosovës dhe i gjithë rajonit është në BE. Sipas tij, marrëveshjet e firmosura mes dy qeverive nuk mund të cenohen nga mospjesëmarrja e Kosovës në nismën “Ballkani i Hapur”.
“Jemi të orientuar kah e ardhmja që është BE. BE është fati ynë, kurse Europa është kontinenti ynë. Si shtet ne i mbështesim të gjitha iniciativat rajonale në të cilat e kemi BE-në dhe të cilat janë nga BE.”,- tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Zaev: Iniciativat, forcojnë rrugëtimin drejt BE-së
Edhe pse Për Ballkanin e Hapur, kryeministrat e Kosovës e Maqedonisë së Veriut kanë mendime të ndryshme, kryeministri Zaev thotë se kjo nuk është pengesë për bashkëpunimin e ndërsjellë. Sipas tij Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, e si i tillë ndërton qëndrimet e veta, të cilat RMV i respekton.
“Besoj se në Ballkan duhet të ketë dialog , bisedime, të arrihen marrëveshje të ndryshme, sepse vetëm në këtë mënyrë përforcojmë rrugëtimin tone drejt BE-së. Është shumë me rëndësi që Kosova të tejkalojë këtë situate të rënduar për shkak të problemit me vizat, Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet, nuk ka kurrfarë kontesti rreth kësaj andaj ne i japim një mbështetje.”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.
Integrimi i Ballkanit perëndimor në BE, Zaev: S’jam kundër të hyjmë të gjithë, por shpejt
Zaev ndërkohë pret që BE të mos e vonojë procesin integrues për RMV-në dhe në përgjithësi për Ballkanin Perëndimor.
“Nuk kam asgjë kundër, le të hyjmë të gjitha shtet bashkë në BE, por kjo të ndodhë më herët sepse ne 16 vite presim si vend kandidat me shumë vendime nga ana e KE-së për të drejtën e fillimit të bisedimeve.”,- u shpreh kryeministri, Zoran Zaev.
Çdo përparim i marrëdhënieve dypalëshe rrit stabilitetin në rajon, tha Zaev, duke komentuar se RMV mbështet dialogun Kosovë-Serbi.
LEUNORA KALIQI
