Maqedoni
“Bëhu hero në shkollën tënde", u shënua Dita Botërore e Ndihmës së Parë
16.09.2021 16:28
Nën moton "Bëhu hero në shkollën tënde", Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit së bashku me organizatat komunale...

Nën moton "Bëhu hero në shkollën tënde", Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit së bashku me organizatat komunale, sot shënojnë Ditën Botërore të Ndihmës së Parë. Me këtë rast u dhuruan çanta me pajisje mjekësore për shkollat e mesme në Shkup.
“Investimet e Kryqit të Kuq janë të dukshme, qëllimi i të cilave është që ndihma e parë të vihet në dispozicion për të gjithë dhe të paktën një person në familje të ketë mundësinë të mësojë të ofrojë ndihmën e parë. Njohja e ndihmës së parë mund të shpëtojë jetë.”,- tha bashkëpunëtorja eksperte për dhurimin e gjakut, Aleksandra Vallkanovska.
“Shkolla jonë është një shkollë e specializuar për mjekësinë. Për ndihmën e parë kemi një pjesë të lëndës të caktuara por gjithsesi kjo pajisje është jetike sepse në këto çanta që kemi marrë tani ka risi në kryerjen e ndihmës së parë.”,- u shpreh Nina Knags nga Shkolla e Mesme për Mjekësi “Pançe Karagjozov”.
Në secilën shkollë do të trajnohet një ekip për ndihmën e parë për të intervenuar në kohë, edukimi do të jetë i vazhdueshëm gjatë gjithë vitit.
SEDAT SELIMI
