Maqedoni

Institutit për të Drejtat e Njeriut për Punën e Kushtetueses, Nikollovska: Stërzgjaten lëndët, ushtrohet presion politik

16.09.2021 17:13

Gjykata Kushtetuese e ka shumë të vështirë të dëshmojë pavarësi gjatë procedimit të disa lëndëve...

Gjykata Kushtetuese e ka shumë të vështirë të dëshmojë pavarësi gjatë procedimit të disa lëndëve, ndërsa shpesh për shkak të presioneve politike stërzgjatën qëllimisht disa lëndë. Këto janë disa prej konkluzioneve të Institutit për të Drejtat e Njeriut që dolën si rezultat i ndjekës së punës së Gjykatës Kushtetuese.
 
Margarita Caca Nikollovska nuk është e kënaqur nga puna e deritanishme e gjykatësve kushtetues. Thotë se  ndaj tyre shpesh herë  ushtrohet presione politikë për të lënë anësh disa lëndë pa zgjidhur.  Andaj ka ngecje dhe nuk ka përgjegjësi, thotë ajo.
 
“Gjykata Kushtetuese në disa raste nuk tregoi pavarësi të madhe dhe për këtë arsye mendojë se ata duhet të korrigjohen në këtë drejtim.  Kudo  në botë dhe në çfarë do fushe ekziston politika, mirëpo jo politikë të tillë në drejtim të ushtrimit të presionit sepse ata para se gjithash janë gjykatës kushtetues të cilët mbrojnë aktin më të lartë, aktet  të cilët ata vetë i sjellin dhe të cilët janë ekzekutive.  Elementet për konstatimin e jo përgjegjësisë  për mos veprimin e disa rasteve të caktuara ekzistojnë mirëpo pyetja është kush duhet të ngre procedurë të tillë.”,- tha Margarita Caca Nikollovska nga Instituti për të Drejtat e Njeriut.
 
Kacarska: Pavarësia pasi të rregullohet statusi i gjykatësve
 
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Dobrilla Kacarska është e gatshme të inkorporojë vërejtjet e njohësve të kësaj fushe, por është e mendimit se pavarësia, efikasiteti, objektiviteti i gjykatësve do të arrihet vetëm kur do të rregullohet statusi i gjykatësve, do të sigurohet pavarësia financiare dhe do të intervenohet në Kushtetutën dhe rregulloren e punës së gjykatësve.
 
“Ligjdhënësi mundet të ndërmerr hapa për miratimin e kornizës së re ligjore për të siguruar pavarësi më të madhe financiare dhe administrative si dhe të rregullojë statusin e gjykatësve. Kur flitet për reforma rrënjësore të Gjykatës Kushtetuese duhet përmendur edhe rregulloren e punës së gjykatësve e cila është akt juridik kushtetues që rregullon çështjet për mënyrën dhe procedurën e punës e cila është miratuar që në vitin 1992.”,- tha kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska.
 
Kacarska tha se intervenimi në rregulloren ekzistuese duhet të jetë në pjesën e procedurës për mbrojtje dhe të drejtat e njeriut dhe të zgjerimit të kornizës ku edhe të huajit do ti mundësohet të parashtrojnë kërkesa deri tek Gjykata Kushtetuese. Ajo premtoi se do të punojë për transparencë më të madhe të kësaj gjykate. 
 
REXHEP QAMILI