Maqedoni

Ekstradimet e të dënuarve në rastin “Monstra”, Kurti: Trashëgojmë shumë raste që nuk janë zbardhur ende

16.09.2021 18:58

Gjatë vizitës së tij në Shkup, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është përgjigjur edhe pyetjeve rreth ekstradimit...

Gjatë vizitës së tij në Shkup, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është përgjigjur edhe pyetjeve rreth ekstradimit të Afrim Ismailoviq dhe Alil Demirit, të dy të dënuar në rastin “Monstra”. Kurti tha se nga e kaluara janë trashëguar shumë raste tragjike që sipas tij janë të pazbardhura. Potencoi nevojën për mbështetje nga ndërkombëtarët që drejtësia për viktimat të shkojë deri në fund. 
 
“E dimë se nga a kaluara ne trashëgojmë shumë raste tragjike dhe shumë të rënda të cilët kanë pasur procese të vështira pastaj. Ka ende raste të cilat për bindjen time nuk janë zbardhur deri në fund, për të cilat ende nuk e kemi të vërtetën e plotë dhe bashkë me kryeministrin Zaev kemi biseduar se kemi nevojë për mbështetjen e ndërkombëtareve që drejtësia për të gjithë qytetarët, e në veçanti për viktimat të shkojë deri në fund dhe të mësohet e vërteta e plotë.”,- tha Kurti. 
 
Sipas tij, institucionet e të dy vendeve janë në komunikim të vazhdueshëm.