Covid-19, Zvicra, Belgjika dhe Austria me masa të reja
Nga e premtja, Zvicra, Belgjika dhe Austria, nuk do të lejojnë hyrjen e qytetarëve pa dëshmi vaksinimi të plotë...

Nga e premtja, Zvicra, Belgjika dhe Austria, nuk do të lejojnë hyrjen e qytetarëve pa dëshmi vaksinimi të plotë, në të kundërtën ata duhet të karantinohen për 10 ditë. Zvicra pranon vetëm vaksinat e aprovuara nga zyrtarisht nga BE plus vaksinat kineze Sinovak dhe Sinofarm, por në listë nuk është vaksina ruse Sputnik.
Belgjika dhe Austria kërkojnë ndërkohë karantinim dhjetë ditor për shtetasit e Maqedonisë së Veriut edhe me dëshmi vaksinimi apo dëshmi për Kovid të kaluar këto 45 ditë, sepse vendi ynë konsiderohet si “zone e kuqe”.
Por edhe nëse jeni imunizuar plotësisht, mund t’ju kërkojnë shtesë test negativ PCR. Karantina në Belgjikë mund të shkurtohet në ditën e shtatë me test negative PCR, ndërsa në Austri me 5 ditë nëse testi PCR tregon se jeni negative. Kërkesa për vaksinë ose vërtetim se e kanë kaluar Covid-19, vlen edhe për të rinjtë mbi 12 vjeç.
Ndërkohë që në izolim detyrohen të hyjnë edhe fëmijët deri 12 vjeç, përveç nëse i rrituri që udhëton me ata nuk është i liruar nga vetëizolimi.
Edhe vendet e tjera po shtrëngojnë masat. Franca pezulloi 3 mijë punonjës shëndetësorë që refuzuan të vaksinohen . shumica e vendeve kanë vënë masa të reja të cilat duhet ti kontrolloni para se të ndërmerrni ndonjë udhëtim.
