Lokalet 2021, Nuhiu: Listat për këshilltarë mbetën të mbyllura

18.09.2021 13:52

Opinioni ka pak njohuri...

Opinioni ka pak njohuri për sa i përket profilit të kandidaturave për kryetar komunash dhe këshill komunal, vlerëson analisti Qani Nuhiu.

Sipas tij, kjo për shkak se të njejtit zgjedhen në bazë partiake, ejo në bazë të profesionalitetit të tyre.

“Numri i listave kryesisht është i dominuar nga partite politike, ata kanë paraqitur lista, ndërsa në brendi të listave dominojnë kuadrot partiake. Ndryshe do të kishim një situate sikur për këto zgjedhje të kishim ashtu siç u premtua pra lista të hapura kur krahas garave të listave të përgjithshme do të kishim edhe gara  të kandidatëve me të cilat zgjedhjet me të vërtetë do të kishin kuptim  në aspektin demokratik” – tha profesori universitar, Qani Nuhiu.  

Lokalet 2021 - listat për këshilltarë, Nuhiu: Dominojnë kuadrot partiake

Listat e hapura do të mundësonin që qytetarët të votojnë për kandidatin, e jo për partinë vlerëson Nuhiu.

“Akoma këtu elektorati në masë të madhe është i përcaktuar partiakisht dhe votohen më tepër partite se sa kandidatët. Edhe kësaj rradhe, edhe në këtë cikël zgjedhor të zgjedhjeve lokale do të dominojë përcaktimi për kandidatët partiak, domethënë për përkatësinë partiake të kandidatit, se sa për cilësinë” – u shpreh Nuhiu.

Përndryshe partitë politike veçmë kanë publikuar listat e tyre te cilat tani jane verifikuar edhe nga Komisioni shtetëror i zgjedhjeve  për zgjedhjet loakle të tetorit. LSDM do të ketë kandidatë në 69 komuna dhe 84 lista për Këshilltar Komunal, po aq ka edhe VMRO-DPMNE-ja, BDI  do të garon në 18 komuna, kurse me lista për këshilltar komunal në 35 komuna.

Koialicioni ASH-AA do të garojë për kryetar komune në 15 komuna, kurse me këshilltar komunal në gjithsej 29 komuna.

Lëvizja BESA do të garojë me 11 kandidatë për kryetarë komunash dhe 23 bartës së listave për këshilltarë. PDSH me kandidatë të vet do të garojë në 13 komuna, ndërsa do të ketë edhe 16 lista për këshilltarë komunal.

Fushata për zgjedhjet lokale të 17 tetorit fillon më 27 shtator, ndërsa përfundon më 15 tetor në mesnatë. (Ersan Pajaziti, TVM2)