Kosovë, 10 viktima me Covid 19 në 24 orët e fundit

19.09.2021 18:09

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës...

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se të dielën janë regjistruar 10 viktima me koronavirus.

Sipas Ministrisë, në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 173 persona të infektuar me këtë virus, pas testimit të 5.798 mostrave.

Sipas autoriteteve 2.261 persona janë shëruar derisa mbi 9 mijë persona janë ende aktivë në koronavirus. Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 158.000 raste të infektimit. Prej tyre 2.899 persona kanë vdekur.

Prej nisjes së fushatës së vaksinimit 439.723 persona janë vaksinuar plotësisht kundër këtij virusi derisa 727.283 persona kanë marrë dozën e parë. Deri më 19 shtator në orën 15:00 është vaksinuar 24 për qind e popullsisë së përgjithshme.