Shqipëri, 6 viktima dhe 780 raste të reja në 24 orët e fundit

19.09.2021 20:24

Në Shqipëri në 24 orët e fundit...

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 780 raste pozitive me Covid-19 pas kryerjes së 4022 testimeve.

Në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 gjashtë qytetarë.

Janë 12.789 pacientë aktivë në gjithë vendin ndërsa në spitalet Covid po marrin trajtim 224 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 757 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 147,584 që nga fillimi i epidemisë.